Palestinë – Forcat izraelite martirizuan 82 palestinezë gjatë 6 muajve të parë të vitit

Forcat e Izraelitnë 6 muajt e parë të këtij viti martirizuan 82 palestinezë në mesin e të cilëve ndodhen edhe grat dhe fëmijët.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Bashkësia Kombëtare e Familjeve të Dëshmorëve Palestinezë, thuhet se prej janarit e këtej forcat izraelite në Bregun Perëndimor martirizuan 25, ndërsa në Rripin e rrethuar të Gazës 57 palestinezë.

Në mesin e palestinezëve të martirizuar ndodhen edhe 9 gra, dy prej të cilave ishin shtatzëna, dhe 17 prej tyre kanë qenë fëmijë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Izraeli ende nuk i ka dorëzuar 12 trupat e pajetë të palestinezëve të martirizuar.

Vitin e kaluar forcat izraelite në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Rripin e Gazës martirizuan 312 palestinezë, ku 57 kanë qenë fëmijë.

Në mesin e palestinezëve që ranë dëshmorë vitin e kaluar ndodhen edhe 2 gazetarë dhe 3 punonjës të shëndetësisë që ndodheshin në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin për ndihmë të plagosurve gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh” që po organizohen prej marsit 2018 e këtej./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne