Palestinë – Kryeministri Shtayyeh: Nuk mund të vazhdojmë të njohim Izraelin

Sipas njoftimit me shkrim nga Zyra e Kryeministrit palestinez, Shtayyeh ka marrë pjesë në një iftar në qytetin Al-Khalil (Hebron), në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ai tha gjatë fjalës së rastit se Këshilli Qendror Palestinez dhe Këshilli Kombëtar i Palestinës, dy organe të varura nga Organizata Çlirimtare e Palestinës (OÇP), do të rishikojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Izraelin.

“Ne s’mund të vazhdojmë të njohim Izraelin për sa kohë që ai nuk na njeh”, theksoi kryeministri palestinez.

Gjithashtu Shtayyeh u bëri thirrje palestinezëve rezidentë jashtë shtetit që të kthehen në Palestinë dhe të investojnë në vendin e tyre, duke premtuar të gjitha lehtësimet e nevojshme për ta.

Këshilli Qendror Palestinez njoftoi në tetor 2018 se OÇP-ja dhe qeveria palestineze u kishin dhënë fund angazhimit të tyre për njohjen e Izraelit dhe për të respektuar të gjitha marrëveshjet me Izraelin derisa Tel-Avivi të njihte shtetin palestinez mbi kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemi Lindor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne