Palestinezët e burgosur në burgjet e Izraelit fillojnë me grevën e urisë

200 palestinezë të arrestuar në burgjet e Izraelit filluan një grevë urie duke kërkuar përmirësimin e kushteve të burgut.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Delegacioni i të Burgosurve Palestinezë pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), pas dështimit të negociatave mes administratës së burgjeve të Izraelit (SABAS-IPS) dhe përfaqësuesve të të burgosurve, rreth 200 të burgosur palestinezë filluan grevën e urisë.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u kërkua përmirësimi i kushteve të burgjeve me në krye heqjen e aparateve zhurmuese (jammer), të cilat kërcënojnë shëndetin e të burgosurve dhe ndalimin e shkeljeve të të drejtave të grave të burgosura në burgun Damon në veri të Izraelit.

Në një deklaratë të mëparshme të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhej se 9 palestinezë të burgosur aktualisht në burgjet izraelite ishin në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve të burgut dhe ndalimit administrativ.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, ka më shumë se 5,000 palestinezë në burgjet e Izraelit, duke përfshirë rreth 500 të burgosur administrativ dhe 220 fëmijë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne