Palestinezët në Jeruzalem refuzojnë iftaret e ofruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktivistët e Jerusalemit kanë nisur në Twitter nismën, “ne nuk jemi të uritur”, e cila vjen si një refuzim ndaj iftareve të Ramazanit të siguruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për besimtarët e Xhamisë Aksa. Ata argumentojnë se shteti i Gjirit është bërë palë me okupimin izraelit të Palestinës, duke dërguar një ekip çiklistës për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare Giro d’Italia, e cili kaloi nëpër Jeruzalemin e pushtuar në 70 vjetorin e Nakbas.

Komiteti Olimpik Palestinez e dënoi pjesëmarrjen në garë të çiklistëve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai e përshkroi një pjesëmarrje të tillë si një precedent mjaft të rëndë, një tradhti kundër luftës së madhe të popullit palestinez.

Sipas radios izraelite në gjuhën hebraike, normalizimi i marrëdhënieve midis shtetit okupator dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka arritur një nivel të lartë saqë ministri izraelit i komunikacionit Ayoob Kara ka marrë një ftesë zyrtare për të vizituar Emiratet. Ministri izraelit shtoi se ai po pret gjithashtu që zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe së shpejti të vizitojnë Izraelin.

Associated Press dhe Washington Post kanë raportuar më parë se ambasadorët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, Yousef Al-Otaiba dhe Abdullah Bin Rashed Al-Khalifa, e kanë takuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në një restorant në Uashington.

Edhe Bahreini gjithashtu dërgoi një ekip për të marrë pjesë në veprimtarinë sportive Giro d’Italia. Në të vërtetë, qeveria në Manama dërgoi dhjetorin e kaluar një delegacion në Izrael i cili zhvilloi disa vizita “provokative” në Jerusalem disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Duke komentuar mbi vendimin e Trumpit, Ministri i Jashtëm i Bahreinit e quajti atë një çështje “anësore”. “Nuk ja vlen që të angazhohemi në një betejë me Shtetet e Bashkuara për çështjet anësore”, tha ai. Palestinezët e quajtën deklaratën e tij “një model të judaizmit kulturor që ka infektuar mendjet e perversëve dhe zionistëve”./middleeastmonitor/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne