Palestinezët vërshojnë në kufi pavarësisht masakrës izraelite

Palestinezët janë të vendosur të vazhdojnë edhe sot Marshimin e Madh të Kthimit të paqes, që u zhvillua me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve më datën 30 mars në Rripin e Gazës.

Në kuadër të 42-vjetorit të Ditës së Tokës, që është kthyer në simbolin e rezistencës kundër pushtimit të tokave palestineze nga Izraeli, vazhdon Marshimi i Madh i Kthimit në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Pas thirrjes së disa aktivistëve në median sociale qindra goma të vjetra makine të mbledhura nga rajone të ndryshme u sollën për tu përdorur në protestat në lindje të qytetin Han Yunus në kufi me Izraelin.

Në Rripin e Gazës me një popullsi prej 2 milionë banorësh, që përjetojnë një krizë të madhe njerëzore për shkak të rrethimit (bllokadës) të Izraelit, që nga viti 2006, dhjetëra mijëra njerëz ashtu si javën e kaluar edhe këtë javë marshuan në kufi dhe u munduan që zëri i tyre të dëgjohet në botë.

Palestinezët kërkuan heqjen e rrethimit të jashtëligjshëm dhe kthimin e territoreve të pushtuara nga Izraeli kurse marshimin e sotëm e quajtën “xhumaja e zjarrit”.

Ushtria izraelite kishte bërë të ditur se në protestën e sotme në kufirin e Gazës prisnin pjesëmarrjen e 50 mijë personave.

Ndërkaq vazhdon edhe ndërhyrja e dhunshme e Izraelit kundër tubimeve legjitime dhe paqësore të organizuara nga Palestinezët.

Ushtria izraelite, pavarësisht të gjitha ankesave të ardhura nga shoqëria ndërkombëtare, nuk hedh hap prapa nga direktiva që i është dhënë ushtarëve për të “goditur me plumba të vërtetë” të gjithë ata që i afrohen kufirit.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman në një deklaratë të bërë dje kërcënoi palestinezët që marrin pjesë në protestat e Marshimit të Madh të Kthimit që organizohen me rastin e Ditës së Tokës së Palestinës në kufirin në Gazë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne