Palestinezi Berguthi refuzon t’i japë fund grevës së urisë

Komiteti i të Burgosurve dhe Liruarve Palestinezë dhe Klubi i të Burgosurve Palestinezë kanë njoftuar se anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes Fatah, Mervan Berguthi, refuzon t’i japë fund grevës edhe pasi kanë kaluar 42 ditë që nga fillimi i saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e përbashkët me shkrim të organizatave palestineze thuhet se Berguthi ka refuzuar të përfundojë grevën e urisë derisa, ndër të tjera, nuk i jepet fund sanksioneve me të cilat përballen të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe derisa atyre t’u garantohen të drejtat e tyre.

Ndryshe, greva 40 ditore e urisë e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite përfundoi të shtunën.

Berguthi, i cili gjendet i burgosur që nga viti 2002 në burg izraelit, është i dënuar me pesë burgime të përjetshme dhe 40 vite burgim shtesë.

Ndryshe, mbi 1.500 palestinezë në burgjet izraelite të kryesuar nga Mervan Berguthi filluan grevë urie më 17 prill “për të kërkuar t’i jepet fund praktikave arbitrare të Izraelit dhe të përmirësohen kushtet e burgimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne