Bota

Palestinezi i shpëton jetën policit austriak në sulmin në Vjenë

Një emigrantë musliman u përshëndet si hero në Austri pasi ai ndihmoi një oficerë të lënduar të policisë gjatë sulmit terrorist të mbrëmjes së kaluar.

23-vjeçari palestinez Osama Joda rrezikoi jetën e tij duke ndihmuar oficerin e policisë i cili u qëllua nga një terrorist në qendrën e qytetit Vjenë.

Për të përditshmen Kurier, Joda tha se dëgjoi disa të shtëna përderisa ishte duke punuar në një restorant në sheshin “Schwedenplatz”.

Pasi pa një oficerë të lënduar të policisë, ai e ndihmoi atë duke e fshehur pas një muri dhe duke i ndaluar gjakderdhjen.

Përderisa sulmuesit vazhdonin të gjuajnë me armë zjarri ndaj njerëzve në rrugë, Joda ndihmoi policin e lënduar duke e afruar drejt një ambulance.

Policia e Vjenës nderoi palestinezin me një medalje nderi.

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u lënduan në sulmin terrorist që tronditi Austrinë.

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se sulmuesi që më pas u vra nga policia, ishte një simpatizues i grupit terrorist DEASH.

20-vjeçari njihej nga policia pasi ai vitin e kaluar u arrestua për tentativën e tij për të udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar grupit. Më vonë, në muajin dhjetor ai u lirua nga burgu për shkak të moshës së tij të re.

Mediat lokale e identifikuan atë si Kujtim F., me shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe të Austrisë./AA

OPINIONE

INTERVISTA