Paleta e tullave rrëzohet nga objekti i ndërtimit, plagoset vinçieri në Korçë

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë orarit të punës në një kantier ndërtimi në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.3 të këtij qyteti.

Mësohet se gjatë punës si vinçier në një objekt ndërtimi, shtetasi me inicialet E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, dyshohet se është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne