Kryetari i bashkiss së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar sot në lidhje me denoncimin e “dixhitalit Berisha” ku shkruante se “Këto janë pallatet pa leje të qeveritarëve që po ndërtohen në rërë gjatë kesaj vere në Qerret, në shtetin e Norieges!”
Sipas denoncuesit, “banorëve u bëhet presion pasi u thuhet se ato po bëhen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”.
Përmes një reagimi në fb Dako i thotë Berishës duke kujtuar se qerreti i përket bashkisë së Kavasëj dhe jo Durrësit.
Mesazhi i qytetarit dixhital postuar nga Berisha:
“Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”
Reagimi i Dakos:
Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd. Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos.