Pallati i Marsida Qatjas trondit sërish Kavajën, 29-vjeçari vritet nga pronari i lokalit (Pamje nga vendngjarja)

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja, që tronditi këtë mbrëmje Kavajën, ku 60-vjeçari Xhevdet Leçini vrau me armë gjahu 29-vjeçarin Marjus Ismailaj.

Gazetari Kelment Baçi sjell pamje nga vendngjarja, ku shihet se forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, ku ka ndodhur vrasja.

Gazetari Baçi raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin, ku banon edhe 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila “pushtoi” mediat në fillim të muajit tetor, pasi u vra në hyrjen e saj Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.

Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Ismailaj është banor i këtij pallati, ndërsa është edhe pronar i lokalit, ku ndodhi ngjarja. Në momentin e konfliktit me njëri-tjetrin, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne