Paloka: Disa ambasadorë kanë mbajtur qëndrime skandaloze për çështjen ‘Xhafaj’

Nënkryetari i PD, Edi Paloka akuzojë ambasadorët e akredituar në vendin tonë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj. Paloka në bindjen e tij qëndrimet e disa ambasadorëve i konsideroi si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre.

“Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit”, tha Paloka në Ora News.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne