Paloka nxjerr fotot nga protestat, paralajmëron Ramën: Nuk mund të ketë më vija të kuqe!

Një ditë pasi kryeministri Rama njoftoi vendimin e PS-së për hapjen e listave dhe rrëzimin e koalicioneve, ndërkohë që kryedemokrati Basha, tha se në këtë mënyrë është prishur marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, vjen reagimi i nënkryetarit të PD-së.

Përmes një postimi në Facebook, Edi Paloka, teksa poston një galeri me foto nga protestat e mëdha e masive të opozitës kundër qeverisë dhe Ramës, shkruan se pas kësaj që ndodhi, nuk mund të ketë me vija të kuqe.

POSTIMI:

Tani qe Rama po kerkon te kaloje cdo kufij vetem per te mbrojtur pasurine dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te kete me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij…

Kjo eshte e qarte sot per kedo, shqiptare apo nderkombetare!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne