Shqiperia

Pamje nga vendngjarja/ Ja vendi ku shpërtheu granata në Korçë, kush është 46-vjeçari që humbi jetën!

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Kamenisë të Korçës, ku një 46-vjeçar humbi jetën, pasi i shpërtheu një lëndë plasëse në banesë.

Gazetarja Lorena Kodra sjell në “BalkanWeb” pamjet nga vendngjarja, ndërsa raporton se viktimë ka mbetur shtetasi Hekuran Kala.

Siç raporton gazetarja Kodra, 46-vjeçarit i ka shpërthyer një granatë, teksa ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër.

Korçë/Informacion parapra

Në datën 17.07.2020, rreth orës 14:15, në fshatin Kamenicë, shtetasi H. K., rreth 46 vjeç, gjatë punës në një banesë të vjetër, i ka shpërthyer një lëndë e dyshuar plasëse dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./BW

OPINIONE

INTERVISTA