Pamjet satelitore/ Shikoni se si duket Fushë-Kruja dhe Novosela e përmbytur nga uji

Përmbytjet që përfshinë Shqipërinë kryesisht pjesën Jugore dhe Qëndrore të vendit, janë pasqyruar edhe me imazhe satelitore.

Në imazhet satelitore të pasqyruara edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, tregohet edhe harta e zonave të përmbytura. Mes tyre edhe dy nga zonat më të prekura si Fushë-Kruja e Novosela e Vlorës.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite (e martë, dt.05), në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar dhe të dobët, më e mundshme në qarkun e Kukësit (me kohëzgjatje të shkurtër).

Novoselë-Vlorë
Novoselë-Vlorë
Fushë-Krujë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne