Pandi Majko merr pjesë në takimin e xhihadistëve iranianë

Organizata terroriste e xhihadistëve iranianë (Muxhahedin el-Halk) sot ka organizuar një nga takimet radhës në Paris. Në këtë takim ish zv.Sekretari amerikan i shtetit, luftëdashësi John Bolton ka deklaruar që shteti iranian do të rrëzohet brenda vitit 2019. Boltoni sikur edhe McCaini njihen për mbështetjen e tyre ndaj grupeve terroriste në Lindjen e Mesme që sot djegin Sirinë, Irakun etj.

Të pranishëm në këtë tubim i cili i ngjan atyre që bëheshin me terroristët sirianë nëpër Evropë ishin edhe disa dhjetëra delegacione nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga diktatura e Arabisë Saudite, e cila pasi sponsorizoi djegjen e Sirisë dhe Libisë me grupe terroriste tani po bombardon Jemenin dhe ka vënë nën embargo Katarin. Nga Shqipëria në këtë takim ishte një delegacion shqiptar i cili udhëhiqej nga socialisti Pandeli Majko i cili ka deklaruar se do të shkojë të hajë akullore në Teheran, pasi Irani te pushtohet nga muxhahedinet, Fatmir Mediu arkitekti i shperthimit te Gerdecit dhe Elona Gjebrea. Kuptohet që qeveria socialiste Rama nuk do e burgosë Pandi Majkon për pjesëmarrjen në këtë tubim xhihadistesh iraniane, as Fatmir Mediun dhe as Elona Gjebrene, sikur ka burgosur imam Genci Ballën dhe Bujar Hysën në Tiranë, pasi xhihadistët iranianë janë akoma të dashurit e Amerikës dhe nuk janë shpallur ende terroristë sikur u shpall ISIS-i.

Mitingu i këtij viti në Paris, i quajtur “Irani i lirë” nga organizatorët, sikur quhej më parë edhe ushtria xhihadiste siriane “Ushtria e Lirë e Sirisë” është zhvilluar për të nxitur qeveritë perëndimore që pas xhihadit në Siri, Libi, Jemen dhe Irak tanimë të nxisin edhe një xhihad të ri në Iran. Mitingu per Iranin e Lirie ka patur si te ftuar kryesore diktatoret e Arabise Saudite, te cilet ndersa nuk u japin liri as grave ne vendin e tyre, tani i ka zene halli sesi te “lirojne Iranin”.

Ashtu sikur gjatë luftës së Sirisë ku me mijëra njerëz u joshën që të shkojnë dhe bëjnë xhihad kundër Sirisë edhe sivjet me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (emri i butë që përdor organizata xhihadiste iraniane), me dhjetëra mijëra mercenarë janë mbledhur nga e gjithë bota për të shpallur xhihad kundër Iranit. Tamam sikur John McCaini që shkonte në Siri dhe takohej me terroristët sirianë edhe këtë vit, pushtetarë gangstere amerikanë sikur Rudy Giulianin, Howard Dean, John Bolton, Newt Gingrich, Tom Ridge kanë marrë pjesë në përkrahje të xhihadistëve.

Propaganda për luftë kundër Iranit tanimë po sponsorizohet për ironi të fatit nga diktatura absolute e Arabisë Saudite, e cila përdor aventurierë sikur Rudy Giuliani, John Bolton apo edhe ndonjë shqiptar sikur Pandeli Majkon për të promovuar “ndryshim regjimi” në Iran.

Takimi më i fundëm në Paris tregon që qarqet ekstremiste perëndimore me mbështetjen e njerëzve sikur Pandeli Majko në Shqipëri (i cili para disa vitesh mbronte torturat dhe burgjet sekrete të CIA-s në Evropë) dhe regjimit vehabist te Arabise Saudite po përgatiten për një luftë të re në Lindjen e Mesme. Kjo luftë kundër Iranit mund të jetë “Sarajeva” e fundit përpara shpërthimit total të Luftës së Tretë Botërore. Mbështetja e eksponentëve të lartë shqiptarë ndaj këtij agresioni të ri në Lindjen e Mesme e bëjnë Shqipërinë sërisht palë në luftërat terroriste kundër Lindjes së Mesme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne