Panik tek ‘Unaza e re’, 30-vjeçari ra nga lartësia. Policia jep detaje: Dyshohet se…

30-vjeçari i cili ra nga lartësia mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik në zonën e Unazës së Re, dyshohet të jetë vetëhedhur.

Policia në një informacion paraprak, bën me dije se “dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne