Shqiperia

Panucci publikon emrat e futbollistëve për miqësoren me Turqinë

 Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Christian Panucci, ka shpallur listën e lojtarëve të cilët ka grumbulluar për ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Turqisë.

Në një njoftim zyrtar publikuar sot nga Federata Shqiptare Futbollit (FSHF), theksohet se për këtë ndeshje miqësore, Panucci ka grumbulluar 25 futbollistë, ku mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën Velje.

Ndërkaq, në listën e trajnerit Panucci, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj.

Sipas njoftimit të FSHF-së, Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet ditën e hënë në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatitet atje për ndeshjen miqësore me Turqinë.

Ndeshja miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë në Futboll dhe Kombëtares së Turqisë do të zhvillohet më 13 nëntor në Antalia.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ballafaqimet zyrtare me Turqinë i përkasin vitit 2005, në eliminatoret për Kampionatin Botëror. Në ballafaqimet mes dy skuadrave, Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur 9 herë së bashku, me bilancin 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

 

 

 

 

OPINIONE