Papa Françesku bëri thirrje për ndërprerjen urgjente të dhunës në Siri

Papa Françesku bëri të dielën një thirrje urgjente për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në Siri, kryesisht në Gutën Lindore, e shënjestruar nga sulme ajrore të regjimit sirian.

”Kërkoj në mënyrë urgjente një ndërprerje të menjëhershme të dhunës, për shpërndarjen e ndihmës humanitare, ushqimit dhe medikamenteve dhe evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve’, u shpreh Papa në sheshin ”San Pietro” në Romë.

”Këto ditë, mendimet e mia janë kthyer drejt Sirisë së dashur dhe të martirizuar, ku lufta duket se po rikthehet kryesisht në Gutan Lindore”, theksoi Papa. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne