Bota

Papa Francesku: S’ka ende kushte të përshtatshme për të ndërmjetësuar krizën në Venezuelë

Lideri shpirtëror i botës katolike iu përgjigj me një letër kërkesës që Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro, i kishte paraqitur atij përmes një letre të dërguar më datë 3 shkurt, për ndihmë në lidhje me situatën në vendin e tij.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar një pjesë të letrës që Papa Francesku i ka dërguar Maduros.

Në letrën e tij të datës 7 shkurt, kreu i shtetit të Vatikanit i përgjigjur kërkesës për ndërmjetësim të Maduros duke thënë se në gjendjen aktuale në Venezuelë nuk ka ende kushte të përshtatshme.

Duke theksuar se mirëqenia e përbashkët e popullit venezuelas duhet të jetë mbi çdo interes personal, Papa Francesku ka potencuar se palët duhet të punojnë për unitetin dhe paqen në vend.

“Klerikët katolikë në Venezuelë po bëjnë përpjekje të mëdha për të dalë nga kriza në vend në mënyrë paqësore dhe institucionale”, ka nënvizuar Papa Francesku mes të tjerash./ trt

OPINIONE