Papa Françesku: T’i jepet fund dhunës kundër myslimanëve

Lideri i katolikëve të botës kërkoi dhënien fund të dhunës kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Të dielën Papa Françesku, shprehu simpatinë me myslimanët Rohingia, duke thënë se të gjithë duhet të ndihmojnë për të ndaluar dhunën kundër tyre. Kreu i katolikëve të botës shtoi se të drejtat e qytetarëve myslimanë Rohingia në Mianmar duhet të respektohen. Dhuna e ushtrisë së Mianmarit ka vrarë 92 myslimanë Rohingia në ditët e fundit. Mijëra njerëz janë vrarë e plagosur dhe dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur nga forcat e ekstremistëve budistë dhe të ushtrisë dhe policisë së Mianmarit kundër yyslimanëve Rohingia në shtetin Rakhin, në perëndim të Mianmarit. Myslimanët Rohingia janë të privuar nga e drejta e shtetësisë në Mianmar dhe konsiderohen si pakica etnike më e shtypur në botë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne