Papa ka dënuar masakrën izraelite të palestinezëve

Papa Françesku ka dënuar vrasjen e palestinezëve pranë kufirit me Gazën dhe Izraelin, duke thënë se vdekjet do të çonin në më shumë dhunë dhe bëri thirrje për dialog për të sjellë drejtësi dhe paqe në Lindjen e Mesme.

“Unë shpreh dhimbjen time të madhe për të vdekurit dhe të plagosurit dhe jam afër lutjes dhe dashurisë për të gjithë ata që vuajnë”, tha ai për dhjetëra mijëra njerëz në audiencën e tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, raportoi Reuters.

“E përsëris se përdorimi i dhunës kurrë nuk çon në paqe. Lufta krijon luftë dhe dhuna shkakton dhunë. ”

Forcat izraelite vranë të hënën 60 palestinezë pranë kufirit Gaza-Izrael gjatë demonstratave kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem (Kuds), në ditën më të përgjakshme në Gaza gjatë viteve.

Papa Françesku i kërkoi të dy palëve dhe bashkësisë ndërkombëtare të dyfishojnë përpjekjet “në mënyrë që të mbizotërojë dialogu, drejtësia dhe paqja”.

Në dhjetorin e kaluar, kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njoftoi vendimin për të lëvizur ambasadën, Papa Françesku bëri thirrje për respektimin e “status quo-së” të Jerusalemit, duke thënë se tensionet e reja në Lindjen e Mesme do të ndeznin më tej konflikte në botë.

Duke folur më parë në audiencë tek një grup veteranësh polakë të Luftës së Dytë Botërore, ai tha: “Ne nuk mësojmë kurrë.”

Forcat izraelite vrau mbi 60 palestinezë dhe plagosi më shumë se 2.700 në Gaza të hënën dhe të marten, 14, 15 maj 2018.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne