Papa: Kampet e refugjatëve krahasohen me kampet e përqendrimit

Papa Francesku, udhëheqësi katolik i botës, ka thënë se kampet e refugjatëve krahasohen me kampet naziste të përqendrimit.

Në një ceremoni kishtare, lideri katolik i botës ka thënë se shumë kampe të refugjatëve për shkak të mbipopullimit duken si kampe përqendrimi të Gjermanisë naziste. Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e Papa Francesku, dje ka reaguar liderja e Frotnti Nacional të Francës Marine Le Pen. Ajo nuk e ka kursyer retorikën e ashpër as ndaj Papa Françeskut, për të cilin është shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Kandidatja e garës presidenciale franceze ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha. E njohur për deklaratat e saj të shumë kritikuara, Marine Le Pen, nuk ka zhgënjyer as kësaj radhe, ndërsa ka lëshuar një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj Papa Françeskut, për të cilin u shpreh se ndërhyn më shumë se ç’duhet në çështje politike./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne