Paqeruajtësit austriakë lejuan masakrimin e policëve sirianë në pritën fatale

Forcat e armatosura austriake u gjendën në një situatë të rëndë pasi gazetarët sollën në dritë një incident të vitit 2012, duke shkaktuar irritim publik dhe një hetim qeveritar, pasi paqeruajtësit e OKB-së nga Austria njoftohet se ndoqën një urdhër që të mos ndërhynin dhe t’i linin sirianët të vdisnin nën zjarrin e terroristëve.

Qeveria austriake ka nisur një hetim mbi pohimet se, në fillim të konfliktit sirian, helmetat blu austriake qëllimisht çuan policët lokalë në një pritë në lartësitë Golan, duke ndjekur urdhrat nga komanda e tyre. Kritika të shumta publike u ngritën pasi revista lokale “Falter” zbuloi një video nga një informator, që tregon se si paqeruajtësit austriakë në lartësitë Golan shohin terroristët që përgatisin një pritë. Pastaj vjen një makinë me policë sekretë sirianë, por helmetat e kaltërta nuk i paralajmërojnë se do të jenë viktima të një prite. Makina e policisë vazhdon të lëvizë dhe më në fund sulmohet. Sipas raporteve të OKB, 13 persona të armatosur vranë nëntë policë sirianë. Sipas mediave, duke përmendur një paqeruajtës të OKB, sulmi ishte një përpjekje për vrasjen e një prej zyrtarëve më të lartë të inteligjencës në Siri. Një ish-pjesëtar i helmetave të kaltërta, i cili ishte i vendosur me grupin e OKB-së në lartësitë Golan, zbuloi për gazetën Salzburger Nachrichten se urdhri për austriakët ishte: “Mos ndërhyni”. Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes i deklaroi transmetuesit lokal ОЕ-24.TV se ushtarët nuk mund të vepronin sipas dëshirës, pasi ata duhej të ndiqnin urdhrat e eprorëve të tyre. Ish-Ministri i Mbrojtjes Norbert Darabos, i cili e kishte këtë posti në vitin 2012, nuk ishte në dijeni të incidentit dhe pohoi se ata që ishin fajtorë duhej të dënoheshin.

Ndërkohë, agjencia austriake e lajmeve APA raportoi duke cituar një zëdhënës të OKB-së, se incidenti ishte i njohur dhe se Këshilli i Sigurimit i OKB-së u informua se helmetat blu kishin dëshmuar se policët sirianë u qëlluan nga 13 persona të armatosur në zonën kufitare. OKB kishte deklaruar se do të punonte me autoritetet austriake për të hetuar rastin. Një grup austriak i kontingjentit paqeruajtës të OKB-së qëndroi deri në vitin 2013 në lartësitë Golan, zonë e cila ka mbetur një mollë sherri midis Tel-Avivit dhe Damaskut, që nga vitet 1970./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne