Para samitit rajonal/ Rama, Zaev, Gjukanoviç e Vuçiç vizitë në zonat e prekura nga tërmeti

Pak para nisjes së samitit të tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor liderët e rajonit kanë qenë në Durrës për të parë nga afër dëmtimet e godinave nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë shoqëruar nga Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi në zonat më të prekura ku kanë parë pasojat e tërmetit.

Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi i kanë informuar mysafirët për dëmet e shkaktuara dhe gjendjen e personave që kanë mbetur të pastrehë.

Kujtojmë se pas tërmetit nga Serbia e Maqedonia e Veriut erdhën në Shqipëri trupa speciale për të ndihmuar për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.

/Balkanweb/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne