Parada ushtarake ruse në Sheshin e kuq

“Nuk ka fuqi në botë e cila mund të robërojë popullin rus”, ka deklaruar të martën kryetari rus Vladimir Putini në paradën ushtarake tradicionale me rastin e 72 vjetorit të Ditës së fitores mbi fashizmin dhe ka porosit se Rusia gjithmonë do të jetë në anën e paqes dhe e hapur për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare në luftë kundër çfarëdo kërcënimi.

“Nuk ka, nuk ka pas e as që do të ketë fuqi që mund të robërojë popullin tone. Ai gjer në vdekje ka mbrojt vendin e vet dhe ka bërë të pamundurën, ka ndjek armikun, ka shkatërruar nazizmin dhe ka ndal mizoritë e tij”, ka thënë Putini në Sheshin e kuq të Moskës me rastin e fitores mbi fashizmin në Luftën e dytë botërore.

“Kurrë nuk do të harrojmë që lirinë e Evropës dhe paqen të aç të pritur në planetë kanë fituar pikërisht baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”, shtoi ai. “Leksionet nga lufta e kaluar na bëjnë thirrje neve të jemi të kujdesshëm, ndërsa forcat të armatosura ruse janë të afta të parandalojnë çfarëdo kërcënim potencial”, ka thënë kryetari rus, duke shtuar se situate aktuale kërkon forcimin e aftësive mbrojtëse tona”.

Por, Putini ka porosit se Rusia”gjithmonë do të jetë në anën e paqes, me ata të cilët zgjedhin rrugën e bashkëpunimit të barabartë, të cilët refuzojnë luftërat”. Sipas fjalëve të tij, obligimi i gjeneratës së sotshme është të sigurojë paqen dhe stabilitetin për brezat e ardhmërisë. Putini ka theksuar se Rusia është e gatshme me bashkësinë ndërkombëtare në luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe neonazizmit dhe ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare në konsolidimin e saj në atë luftë.

“Konsolidimi i tërë bashkësisë ndërkombëtare është e nevojshme për luftë efikase kundër terrorizmit, ekstremizmit, neonazizmit dhe kërcënimeve tjera. Ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim”, ka thënë Putini.

Rusëve i ka uruar Ditën e fitores, e pas saj është recituar himni i Rusisë. Në Sheshin e kuqë kanë defiluar afro 10.000 ushtarë, 114 njësi të forcave tokësore dhe 72 njësi të aviacionit rus nën komandën e ministrit të mbrojtjes Sergej Shojgu.

Avionët dhe helikopterët rus ushtarak nuk kanë marrë pjesë në paradë për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne