“Ti nuk do të prekësh lirinë e mendjes time”, shkruante dramaturgu John Milton në vitin 1634.
Por pothuaj 400 vjet më vonë, përparimet teknologjike në makinat që mund të lexojnë mendimet tonë, bëjnë që privatësia e trurit tonë të jetë e rrezikuar.
Tani 2 etikistë biomjekësore po bëjnë thirrje për ligje të reja të të drejtave të njeriut, për të garantuar që njerëzit të jetë të mbrojtur, duke përfshirë “të drejtën e aftësisë konjitive” dhe “të drejtën e integritetit mendor”.
Tashmë shkencëtarët kanë zhvilluar pajisje të afta për të thënë nëse njerëzit janë politikisht të krahut të djathtë apo të krahut të majtë. Në një eksperiment, studiuesit ishin në gjendje që të lexonin mendjet e njerëzve, për të treguar me një saktësi prej 70 përqind, nëse ata kanë planifikuar që të shtojnë apo zbresin dy numra.
Facebook gjithashtu zbuloi kohët e fundit se ka punuar në fshehtësi me teknologjinë për të lexuar mendjet e njerëzve, në mënyrë që ata të mund të shkruajnë vetëm duke menduar.
Dhe studiuesit mjekësore kanë arritur të lidhin një pjesë të trurit të një njeriu të paralizuar me një kompjuter, për ta lejuar atë që të stimulojë muskujt në krahë, që të mund të lëvizë dhe ushqehet vetë.
Etikistët, duke shkruar në një letër për revistën Life Sciences, Society and Policy, theksojnë “mundësinë e paparë”, që do të rezultojë nga “shpërndarja e neuroaplikimeve jo të kushtueshme kudo” që do të bëjë neuroteknologjinë “të ngulitur në jetën tonë të përditshme”.
Megjithatë, pajisje të tilla janë të hapura për abuzime në një nivel të frikshëm, si e bëjnë të qartë akademikët. Ata paralajmërojnë që përdorimi i rrezikshëm i neuroteknologjisë mjekësorë mund të kërkojë një ripërcaktim të idesë së integritetit mendor.
“Ne sugjerojmë që në përgjigje të mundësive që po shfaqen në neuroteknologji, e drejta për integritet mendor nuk duhet të garantojë vetëm mbrojtjen nga sëmundjet mendore apo lëndimet traumatike, por edhe nga ndërhyrje të paautorizuara në mirëqenien mendore të një personi të kryer nëpërmjet përdorimit të neuroteknologjisë, veçanërisht nëse ndërhyrje të tilla rezultojnë në dëmtimin fizik ose mendor të përdoruesit të neuroteknologjisë”, shkruajnë etikistët.
“E drejta e privatësisë mendore është një e drejtë privatësie specifike që mbron informacionin privat apo specifik në mendjen e një personi që të mblidhet, depozitohet, përdoret apo edhe fshihet në formë digjitale në mënyrë të paautorizuar”.
Dhe ata paralajëmrojnë se teknikat janë kaq të sofistikuara, saqë mendjet e nejrëzve mund të lexohen apo edhe të ndërhyhet në to, pa dijeninë e tyre. /bota.al