Paralajmërimi i Ramës për ‘baronët’ e drogës/ Lubonja: Ai po ju thotë ikni, se po vijmë tu .

Analisti Fatos Lubonja i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24” komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, për një aksion të policisë kundër kanabisit.

Rama tha se policia ka një listë me 124 emra. Por sipas analistit Lubonja, deklarata publike e kryeministrit duket si një paralajmërim për krerët e trafikut të kanabisit, në rast e është e vërtetë që policia i ka emrat e tyre.

“Duket sikur ju thonë, ikni ore se do vijmë t’ju kapim”,- komentoi Lubonja.

Lubonja komenton edhe dyshimet nëse vatrat e zjarreve në terrene malore, ku është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve, janë vepër e trafikantëve të kanabisit që të mund të hapin toka të reja për mbjellje.

“Dikur thuhej se zjarret i vënë barinjtë, është një gjë e çuditshme që po shtohen, nuk e di nëse i bëjnë trafikantët me qëllim që të hapin toka për të mbjellë hashashin. Nuk e di sa e vërtetë është kjo. Mendoj që ndikon edhe thatësira. Di që Shqipëria ka problem me ruajtjen e territorit. Por nga ana tjetër di që Shqipëria filloi të ketë zona të caktuara ku njerëzit normalë nuk hynin dot se kontrolloheshin nga njerëzit e drogës”,- shtoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne