Paralajmëron OSBE-ODIHR: Paratë e krimit mund të ndikojnë në zgjedhje

OSBE-ODIHR ka publikuar sot një raport paraprak për zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri.

Në raport ndër të tjera theksohet se përplasja e partive politike mund të ndikojë negativisht në zgjedhje, dhe se paratë e krimit mund të përdoren për fushatën
Gjithashtu OSBE-ODIHR ka lajmëruar se për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, ky mision do të sjellë në vendin tonë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 të tjerë afatshkurtër, që do të monitorjojnë fushatën zgjedhore dhe procesin e zgjedhjeve.
“Që nga shkurti i këtij viti PD ka bojkotuar parlamentin dhe po drejton protesta publike duke kërkuar qeveri teknike për të krijuar kushte për zgjedhje të besueshme. Qeveria nuk ka i dhënë asnjë zgjidhje këtyre kërkesave dhe kritikon opozitën për bllokim të padrejtë të reformave të nevojshme. Ekspertët e OSBE kanë shprehur shqetësimin se situata aktuale politike dhe mungesa e dialogut mund të minojë zhvillimin e zgjedhjeve” thuhet ndër të tjera në  rapprt.
OSBE-ODIHR në raport përmend edhe faktin shqetësues që është politizimi i mediave në vend.
“KQZ ka regjistruar deri tani 30 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa 23 parti njoftuan KQZ se nuk regjistrohen. Afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve është 19 prilli. OSBE konstaton se me gjithë pluralizmin e mediave 75 kanale televizive, 100 stacione radioje, dhe 560 portale lajmesh mjedisi mediatik është politikisht i polarizuar” citohet më tej në raport./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne