Parandalohet tragjedia në Lezhë, Xhaçka nxjerr videon: Si u larguan 74 predha të Luftës II Botërore

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan në “Facebook” se Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës.

Sipas ministres, xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, dhe që i përkisnin Luftës së Dytë Botërore.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Aem02JlmaeI]

Më tej, ministrja shton se prej fillimit të vitit xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 tonë municione të rrezikshme.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne