Paraqitjet e shqiptarëve vlerësohen maksimalisht në Itali, njëri më mirë se tjetri para grumbullimit

Ditën e djeshme janë luajtur ndeshje të shumta në kampionatin italian, aty ku në fushë kanë zbritur të gjithë futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Serinë A. Berisha, Gjimshiti, Dermaku dhe Strakosha ishin titullarë me skuadrat e tyre dhe paraqitjet e bëra, janë vlerësuar të gjitha pozitivisht.

Prestigjiozja “Eurosport.it” i ka vlerësuar maksimalisht paraqitjet e futbollistëve shqiptarë sidomos ato të Dermakut dhe Strakoshës që janë kthyer në protagonistët kryesorë. Strakosha vlerësohet për penalltinë e pritur, Dermaku për fitoren ndaj Romës, teksa edhe Gjimshiti merr vlerësim ndërkohë që kritika ka vetëm për Berishën.

Vlerësimet:

Thomas Strakosha 7 – Pret penalltinë e Babakar në fillimin e pjesës së dytë dhe. Largon edhe një gol të sigurt pas një goditje me kokë dhe topi që shkon poshtë traversës.

Berat Gjimshiti 6.5 – Si mbrojtës i tretë luan mirë me lëvizjet e tij. Bën ndërhyrje të mira edhe në ajër dhe ofron siguri të vazhdueshme për prapavijën.

Kastriot Dermaku 6.5 – Çfarë të thuash? Parma ka fituar një zëvendësues shumë të vlefshëm të Bruno Alvesh. Një tjetër paraqitje konstante dhe gjithmonë perfekt në mbyllje.

Etrit Berisha 5.5 – Shumë i mirë në fillim të ndeshjes me një prekte të Nestorovskit që e çon topin në shtyllë por gjithmonë i pasigurt në daljet e tij dhe topat në ajër. Mungesë e vëmendjes që mund të kushtonte shtrenjtë./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne