Parimet e Sistemit të Drejtë në lidhje me kredinë

(Nga libri “Adil Ekonomik Düzen” i prof. Dr. Nexhmettin Erbakan)

Përktheu nga turqishtja: Samuel Laze

Ç ‘është kredia?

Gjenden gjithmonë këto pyetje:

  • A mund të hiqet fajdeja sot nga bota?
  • Nëse hiqet fajdeja (paraja me përqindje interesi) kush dhe kujt do i japë para?
  • Ku dhe si do i gjejë paratë personi që do bëjë investim?

Në këtë pjesë do jepen përgjigjet e këtyre pyetjeve. Prandaj si fillim është e dobishme të përshkruajmë se ç ‘është kredia në Sistemin e Drejtë

Siç u bë e qartë edhe më sipër, në Sistemin e Drejtë njeriu ka të drejtë të konsumojë aq sa prodhon. Mirëpo, a nuk ka asnjë kusht e formë që njeriu të përdorë të drejtën e konsumit më shumë se ç ‘prodhon? Mund ta përdorë. Ja pra, mundësinë e përdorimit të së drejtës së konsumit përkohësisht me kushtin për ta kthyer sërish më vonë dhe nën disa parime të caktuara, më shumë se ç ‘prodhon, e quajmë kredi.

Në Sistemin e Drejtë ka 7 lloje kredish. Të gjitha këto janë pa norma interesi dhe askush prej tyre nuk shkakton inflacion. Këto mundësitë e kredisë janë :

1-Ortakëritë

Në Sistemin e Drejtë, ashtu sikur sot, është e mundur që individët të bashkojnë kursimet, kapitalin e tyre, të krijojnë partneritete dhe të iniciojnë aktivitete ekonomike. Secila prej dy qëllimeve të ortakërisë është brenda mundësive.

  1. Të bashkosh forcat, prodhosh një produkt në një fabrikë, ta shesësh me fitim dhe ta ndash fitimin mes ortakëve.
  2. Apo të mblidheni si ortakë, të ndërtoni një fabrikë, të prodhoni në këtë fabrikë, të shisni mallrat e prodhuar dhe të fitoni nga mallrat e shitur apo të shisni fabrikën dhe ta ndani fitimin mes ortakëve. Pra, të jeni ortakë edhe për fabrikën edhe për prodhimin dhe fitimin.

Në këtë mënyrë, një individ përdor mundësinë për të konsumuar brenda kushteve të caktuara, përkohësisht, më shumë se çka grumbulluar nga prodhimi. Në një përdorim të tillë, siç mund të shihet shumë natyrshëm, nuk shkaktohet as kamatë as inflacion.

2- Kredia e të drejtës së fituar

Domethënia e kësaj është kjo: Supozojmë se dikush ka një kursim prej 1000 lirash. Këtë kursim e investon në bankë me anë të kartës së bankomatit. Këto para qëndruan për një vit në bankë. Pas një viti shkoi në bankë dhe sërish nëpërmjet kartës së bankomatit tërhoqi 12 000 lira, i përdori për një muaj dhe më pas i riktheu ose tërhoqi 3 mijë lira dhe i përdori për 4 muaj ose tërhoqi 4 mijë lira dhe i përdori për 3 muaj. Këto shifra i llogarisim në këtë mënyrë

Paratë e investuara në banakë x koha që qëndrojnë në bankë = vëllimi i kredisë së së drejtës së përfituar.

Në këtë mënyrë, një individ ka përdorur të drejtë konsumi më shumë se prodhimi që ka realizuar, pra ka përdorur kredi, për një kohë të caktuar duke e rikthyer sërish, brenda disa kushteve të caktuara. Kjo kredi emërtohet si Kredia e së Drejtës së Përfituar. Në Sistemin e Drejtë, përgjithësisht shërbimet bankare i ofron shteti por është e mundur që edhe persona privat të themelojnë banka, të punojnë pa kamatë dhe të sigurojnë fitim.

Por shërbimin bankar që përmendëm më sipër e kryen përgjithësisht shteti. Prandaj nuk bëhet fjalë për falimentim të bankës, banka qëndron e palëkundur. Nisur nga kjo, kredia e së drejtës së fituar që përmendëm më sipër i siguron dy përfitime të mëdha ekonomisë:

Unë kam disa para dhe e di që për një farë kohe nuk do i përdor dhe i vendos në bankë. Këto paratë që nuk po i përdor unë, i merr dhe i përdor një vëllai im në Erzurum. Kur ai nuk i përdorë paratë e tija, i përdor unë. Rrjedhimisht nuk bëhet fjalë as për kamatë dhe as për inflacion. Nga ana tjetër, ka një kredi dhe është në dobi të ekonomisë.

Një dobi tjetër shumë e rëndësishme është që në Sistemin e Drejtë paratë që dikush nuk i përdor nuk fshihen në xhep apo poshtë jastëkut sepse nëse paratë qëndrojnë në bankë lind mundësia e kredisë së së drejtës së fituar dhe banka qëndron e palëkundur. Kështu, në Sistemin e Drejtë, të gjitha paratë gjenden gjithnjë në shërbim të ekonomisë dhe kjo është një situatë ideale.

3-  Kredia kundrejt mundit

Po e shpjegoj këtë kredi me anë të një shembulli:

Unë kam një punishte konfeksioni, këtu kam 20 makineri qepëse. Nëse vendos disa punëtorë të punojnë, atëherë prodhoj konfeksione dhe fitoj mirë. Kushtet në treg janë të mira por nuk kam kapital prodhimtarie.

Në Sistemin e Drejtë ky nuk është një problem. Tregoj dokumentin që jam pronari i punishtes, tregoj certifikatën që jam njeri i sinqertë, të cilën ma ka dhënë  “Shoqëria Etike” ku bëj pjesë dhe shkoj të gjej ustallarët dhe punëtorët e nevojshëm për makineritë dhe punishten time. Sasia e nevojshme për usta e punëtorë është përcaktuar nga lozha, institucioni profesional ku bëj pjesë. Për pagesën e denjë, të merituar të ustallarëve dhe punonjëse në këto kushte  vendos institucioni profesional i tyre sipas arsimit, përvojës, certifikimeve dhe aftësive. Supozojmë se një usta i makinës qepëse për 1 muaj punë, do marrë 5 milion lira turke. I marr këta persona dhe filloj punë. Pagesën e tyre e shlyen banka, pra, shteti, unë si pronar i punishtes bëhem debitor, më pas kur e shes konfeksionin e paguaj borxhin.

Ja, emri i kredisë që paguhet ndaj punonjësve kundrejt prodhimit është Kredia e Mundit.

Edhe kjo kredi është pa kamatë dhe nuk bëhet shkak për inflacion sepse në treg dalin paratë por duke qenë se kemi prodhim dalin dhe produkte.

Në Sistemin e Drejtë, sikur u përmend edhe më poshtë, duke qenë se ekonomia shënon kthesë dhe zhvillohet, nuk gjen dot njeri pa punë. Kjo sepse në Sistemin e Drejtë nuk do ngelë askush i papunë. Duke qenë se ekonomia zhvillohet në  Sistemin e Drejtë, të gjithë do e marrin hakun e punës siç i takon dhe do jetojnë njerëzisht. Është për këtë arsye që, njerëzit të cilët qëndrojnë sot të papunë nëpër kafene, sapo të vijë Sistemi i Drejtë të gjithë do përqafojnë mundësinë dhe potencialit të fitimit të lartë. Në vend që të kërkojnë ata punë, do vijnë vetë sipërmarrësit t’i kërkojnë ata në mënyrë që të fitojnë të drejtë kredie. Sepse në Sistemin e Drejtë kredia i  jepet mundit dhe prodhimit. Nëse dikush nuk sillet me sinqeritet pavarësisht certifikatës që i ka dhënë Shoqëria Etike ku bën pjesë, edhe paguan dëmin shoqëria (grupi) ku është anëtarësuar edhe nëse përsëritet situata e humb të drejtën e Kredisë në Mundit. Rrjedhimisht, Sistemi i Drejtë, i stimulon të gjithë të jenë të sinqertë dhe të zhvillohen nga ana e moralit e etikës.

4- Kredi kundrejt kaparit

Në Sistemin e Drejtë, ashtu sikurse edhe sot, të gjithë mund të marrë kredi në këmbim të kaparit. Përmbajtjen e kësaj kredie po e sqarojmë me një shembull të tillë:

Kam në dorë grurë por tani çmimet janë të ulëta, mendoj që çmimet do rriten pas 3 muajsh. Më këtë situatë ia dorëzoj vakëfit të grurit grurin tim me kusht. E marr si kredi kapari p.sh.. 80% me çmimin e sotëm. Pas 3 muajsh, kur të rritet çmimi, e shes grurin dhe me pjesën e mbetur të vlerës paguaj borxhin e kredisë.

5- Kredia kundrejt taksave

Siç do sqarohet edhe më poshtë, në Sistemin e Drejtë nuk ka taksa. Shteti merr vetëm atë që i takon nga kontributi dhe shërbimi që ka bërë në prodhim. Është për këtë arsye që, domethënia e kredisë kundrejt taksave të paguara është një mundësi kredie e fituar nga lidhja e partneritetit apo institucionit me ndihmën e shtetit në realizimin e të ardhurave. Kush ndihmon shtetin në realizimin e të ardhurave, kur i përmbahet kritereve të caktuara për këto të ardhura që ka realizuar mund të marrë kredi nga shteti brenda kushteve të caktuara. Emërtimi i kësaj kredie është “Kredi si kundrejt taksave të paguara.”

6- Kredia kundrejt projektit investues

Në Sistemin e Drejtë, të gjithë që plotësojnë kriteret e nevojshme mund të përfitojnë kredi nga projekti i investimit.

Sërish, do e shpjegojmë këtë kredi me anë të një shembulli:

Shteti, me nxitjet për investim ka përgatitur planet makro, ka nxjerrë në skenë projektet parësore dhe nxitëse investitorë në secilën zonë ekonomike ku janë të nevojshme këto plane.

Njësoj sikur triskat që i jep sot Ministria e Zhvillimit dhe Urbanistikës kontraktuesve edhe investitorët marrin dokumentin e licencimit. Pra, ashtu sikurse sot Ministria e Zhvillimit dhe Urbanistikës i jep sipas situatës një kontraktuesi triska me madhësi 5 miliard, 10 apo pafundësisht lira që të bëjë shërbimet kontraktuese, ashtu edhe në Sistemin e Drejtë, personave kompetentë iu jepet licencë e garantuar nga institucionet profesionale për shërbimet kontraktuese që mund të bëjnë në fushat respektive. Njëkohësisht, nga Shoqëria e Ahlakut ku bën pjesë, merr edhe certifikatën e Etikës e cila tregon se është njeri i sinqertë.

Sqarim

Supozojmë se një person ka në dorë 3 dokumente:

  • Një prej tyre është projekti stimulues për investim; p.sh. projekti 10 miliard lira për ngritjen e një fabrike motorësh.
  • Certifikata e Licencimit nga Institucioni Profesional ku bën pjesë, e cila tregon se ka kompetencë për ta zbatuar këtë projekt
  • Certifikata e Etikës dhe Moralit që ka marrë nga Shoqëria e Ahlakut ku bën pjesë.

Në këto kushte, ky person kërkon dhe ble tokën e përshtatshme ku të ngrejë fabrikën.  Çmimi i tokës i llogaritur për projektin paguhet nga banka, pra nga shteti. Më pas merr stafin e nevojshëm të punonjësve, merr lëndët e para të ndërtimit, fillon ndërtimin, ble makineritë e nevojshme, e ndërton dhe përfundon fabrikën. Ndërkohë që bën gjithë këto punë, të gjitha pagesat e nevojshme të llogaritura për investimin në çdo hap paguhen nga banka, pra nga shteti. Kështu u përdorën 10 miliard lira për të ndërtuar fabrikën me të njëjtën vlerë. Tani kemi një fabrikë në pah. Çmimin e kësaj fabrike e ka për borxh sipërmarrësi. Këtë borxh e paguan ose duke shitur fabrikën ose duke e vënë në punë.

Ja pra, kjo është përmbajtja e kredisë kundrejt investimit. Sikurse u pa, u ndërtua një fabrikë, u realizua një projekt investimi. Këtu nuk ka as përqindje interesi dhe as inflacion sepse për paratë që janë hedhur në treg, ndodhet një fabrikë (që mund edhe të blihet apo shitet) e cila i bën karshillëk.

Në sistemin e sotëm fajdexhi, investimet nuk kryhen nga personat kompetentë por nga ata të cilët i “sajojnë punët” dhe marrin kredi, dhe kjo realizohet me shuma të mëdha interesi. Në një mënyrë të tillë që një produkt konfeksioni i cili kalon në 7 etapa për tu realizuar, ndërsa për këto 7 etapa, interesat e investimit dhe prodhimit që i shtohen kostos arrijnë vlerën 100, në kushtet aktuale arrijnë në 611 dhe ky ndryshim i jashtëzakonshëm, në fund detyrohet të paguhet nga fukarai i cili e ka të nevojshme t’i blejë këto konfeksione.

Sistemi i Drejtë nuk i lë shesh këtyre zullumeve.

Në Sistemin e Drejtë, investitorët kompetentë dhe të sinqertë gjejnë gjithmonë para pa normë interesi për investime parësore dhe të dobishme. Në këtë mënyrë heq nga qarkullimi pengesën më të madhe që sistemi i sotëm fajdexhi-kapitalist vendos përpara zhvillimit dhe parandalimit të papunësisë.

Sikurse u vu re, në Sistemin e Drejtë ka “Nxitje të plotë” dhe “Mbështetje të plotë”.

Çdo njeri i sinqertë që ka aftësi për të kryer një punë, mund ta kryejë atë punë, atë investim, mund ta realizojë atë projekt. Mungesa e parave apo kapitalit nuk është pengesë për këtë.

7- Kredia kundrejt “Selem Sened”-it.

Në Sistemin e Drejtë një mundësi tjetër kredie është edhe “Kredia kundrejt Selem Senetit” pra, me një emërtim tjetër “Kredia e Porosisë”.

Sqarim

Edhe përmbajtjen e kësaj kredie do e sqarojmë me anë të një shembulli: Supozojmë se dikush ka një baxho. Kur kjo baxho punon me kapacitet të plotë, ka mundësi të prodhojë X teneqe djathë të cilësisë A. Baxhoja i ushqen vetë dhentë ose e ble qumështin nga tregu. Kur ka qumësht me bollëk në muajin Maj, ka mundësi ta prodhojë këtë djathë dhe ta dorëzojë në Qershor. Drejtuesi i baxhos, p.sh. i pyet të gjithë në muajin Janar, 6 muaj para prodhimit, i pyet e iu thotë se është pronari i baxhos dhe baxhoja ime ka kapacitet në këtë kohë, në këtë kualitet të prodhojë kaq djathë. E dini që në muajin Qershor, 1 teneqe djathë shitet për   100 000 lira. Duhen edhe 6 muaj për në Qershor, nëse më jepni tani 70 000 lira, do t’ju dorëzoj në 5 Korrik 1 teneqe djathë në kualitetin A. Kush dëshiron ta blejë? Supozojmë se të gjithë u menduan karshi kësaj kërkese dhe e panë të përshtatshme që në vend ta paguajnë në 5 Korrik 100 000 lira, më mirë të paguajnë që tani 70 000 lira. Ata që e pranojnë këtë ofertë, i japin drejtuesit të baxhos emrin, adresën dhe paguajnë 70 000 lira, në këtë mënyrë përfaqësuesi i baxhos ka marrë porosinë sa për të përmbushur kapacitetin që në muajin Janar dhe atyre që i bëjnë porosinë iu jep “sened-i selemin”. Mbi këtë senet shkruan që në datë 5 Korrik, do i dorëzojë  1 teneqe djathë në cilësinë A, jep garancinë, shkruan adresën, vulën, hedh firmën dhe ia dorëzon këtë senet atyre që i kanë dhënë paratë. Në këtë mënyrë, me paratë që ka mbledhur ble lëndën e parë,  heq shpenzimet, përmbush nevojat e kapitalit prodhues, vendos baxhon në punë, prodhon djathë dhe në fund ia dorëzon porosinë atyre që kanë sened-i selemin. Në fund, duke e marrë mbrapsht senetin, e përmbush garancinë e dhënë.

Ja, kredia kundrejt“selem senetit” këtë përmbajtje ka. Kur e shikon në plan të parë të duket si diçka shumë e thjeshtë.

Sened-i Selem është një ngjarje shumë e rëndësishme

Ndërsa në fakt, Selem Seneti është një ngjarje shumë e madhe. Imperializmin dhe sionizmin që e shfrytëzon njerëzimin me anë të sistemit fajdexhi kapitalist nuk është e mundur t’i shuash me anë të bombës atomike. Mirëpo me anë të Selem Senedit është e mundur. Sepse kur t’ia zërë vendin sened-i selem në Sistemin e Drejtë, seneteve në rendin aktual fajdexhi-kapitalist shfrytëzimi i sotëm do të parandalohet dhe në treg do ketë çmime të lira në vend të shtrejtimeve.

Sepse ashtu siç u sqarua edhe më sipër, në Sistemin e Drejtë, seneti përfaqëson produktin. Rrjedhimisht, sa më shumë senete të ketë në treg aq edhe produkte ka. Rrjedhimisht, bëhet shkak për ulje të çmimeve. Ndërsa në sistemin fajdexhi-kapitalist, seneti përfaqëson paranë, sa më shumë senete ka në treg, aq më shumë para duket sikur ka. Rrjedhimisht, sa më shumë senet të ketë, aq më shumë bëhet shkak për shtrenjtim.

Nga ana tjetër, sa më afatgjatë të jetë Selem Seneti në Sistemin e Drejtë po aq ulje çmimesh ka. Sepse, p.sh. nëse afati është 6 muaj para dorëzimit, përfaqësuesi i shitjeve kërkon 70 mijë lira, nëse afati është 3 muaj kërkon 85 mijë lira, kështu që sa më shumë zgjatet afati aq më shumë çmime të lira ka në treg. Ndërsa në sistemin fajdexhi kapitalist sa më i gjatë të jetë afati aq më shumë rriten çmimet. Sepse sa më i gjatë të jetë afati, aq më shumë rritet interesi mbi paratë e borxhit të marrë. Rrjedhimisht, në sistemin kapitalist fajdexhi, duke u rritur afati rritet edhe shtrenjtimi.

Mund të thuhet: meqë sjell ulje çmimesh, përse nuk e përdorin të gjithë selem-i senetin? Kjo është një pyetje naive.  Sepse sistemin fajdexhi kapitalist e mbron dhe e mbështet imperializmi dhe sionizmi. Nuk të lejon të largohesh nga ky sistem. Madje mund të hapin luftë të madhe. Sepse nuk duhet harruar se fajdet që mblidhen në fund i dorëzohen imperializmit, sionizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre që zotërojnë kapitalin botëror. Prandaj si përfundim, “fajde” quhet taksa e padrejtë që i paguhet imperializmit dhe sionizmit. Për shembull, FMN që vendos rendin ekonomik në Turqi i thotë që do hidhni në treg këtë sasi parash, dhe këtë sasi e mban më të ulët se nevojat e pashmangshme që të gjithë të punojnë sa të jetë e mundur me sa më shumë senet e me fajde.

Në shekullin e fundit në Francë, një kryetar bashkie, kur pa se bashkia nuk kishte para, nxori një faturë speciale dhe ata që punonin me këtë faturë, duke plotësuar nevojat e domosdoshme e zgjeruan qytetin, dhe duke i shitur me çmim të lartë dyqanet në rrugët e zgjeruara me paratë e shtetit u bënë të pasur. Ata që punonin i pasuroi dhe qytetin e zgjeroi. Karshi kësaj situate në Francë, imperializmi dhe sionizmi duke vendosur parimin “Askush s’mund të vendosë dokument rregullator në vend të parasë” i penguan që të bëheshin këto aktivitete të cilat ishin jashtë kontrollit të tyre.

Në Sistemin e Drejtë është e mundur që të gjesh sa të duash kredi pa interes.

Në Sistemin e  Drejtë është e mundur gjithnjë të gjesh kredi pa interes që është parësore, e dobishme për prodhim dhe investim.

Në fillimin e këtij kapitulli është bërë e qartë se personat të cilët janë mësuar me sistemin e sotëm fajdexhi kapitalist pyesin gjithmonë këto pyetje:

  • A mund të hiqet fajdeja sot nga bota?
  • Nëse hiqet fajdeja kush do i jap para kujt?
  • Ku dhe si do i gjejë paratë dikush që do bëjë një investim?

Tani, pas sqarimeve të mësipërme do t’i trajtojmë sërish këto pyetje. Jemi në Sistemin e Drejtë dhe keni nevojë për kredi. Për ju ka kredi sa të doni, që mjafton edhe tepron. Madje është edhe pa normë interesi dhe pa inflacion.

Pa na tregoni pak, çfarë do bëni që kërkoni kredi? Zotëri, do bëj investim. Urdhëroni, po të dëshironi përdorni sa të doni “kredinë kundrejt  investimeve”, po të dëshironi themelori ortakëri, po të dëshironi përdorni “kredinë kundrejt të drejtës së fituar” ose “kredinë kundrejt kaparit”.

Zotëri, kam fabrikë por nuk kam kapital që ta vendos në punë. Ja, për ju ka sa të doni kredi kundrejt mundit, kredi kundrejt selem senetit dhe veç këtyre keni kredi kundrejt taksave të paguara apo kredi kundrejt mundit të fituar, kredi kundrejt i kaparit apo partneritetit.

Sikur u vu re, gjendet kredi e mjaftueshme, e bollshme, pa interes, pa inflacion për secilin që do të bëjë investim apo prodhimtari parësore, të dobishme. Mjafton që të bëni investim të dobishëm, të prodhoni, të punësoni njerëz.

Zotëri, unë dua kredi. Çfarë do të bëni? Do mbledh vajin e ullirit nga tregu, do e grumbulloj, pas një farë kohe do e shes me çmim të lartë në tregun e zi. Për këtë e dua, domethënë, për të shtypur fukaranë, për monopol, për të sjellë shtrenjtim… –  në Sistemin e Drejtë nuk mund të gjeni kredi të tilla. Sepse sikurse u vu re, të gjitha kreditë e përmendura më sipër, në sistemin e Drejtë jepen për mundin dhe prodhimin. Pra, për mund, prodhim dhe çmime më të lira./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne