Paris, policët do të përballen me akuzat për dhunë mbi “jelekët e verdhë”

Kryeprokurori francez bëri të ditur se disa oficerë policie do të përballen me gjyqësorin me akuzat për ushtrim të dhunës në protestat e njerëzve që mbanin veshur jelekë të verdhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me të përditshmen Le Parisien e cila u publikua sot, Remy Heitz thotë se në Paris janë hapur 174 hetime për forcat e sigurisë.

Siç shtoi më tej Heitz, “deri në fund të vitit, disa nga policët do të dërgohen në gjykatën penale”.

Disa nga rastet kanë të bëjnë me përdorimin e predha te gomës nga ana e policisë, tha Heitz, duke shtuar se deri më tani, asnjë policë nuk është paditur.

Protestat e “jelekëve të verdhë” në Francë që filluan vitin e kaluar për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike, ku dhe më pas u shndërruan në protesta kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, vazhdojnë në vend që prej 17 nëntorit 2018./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne