Parisi tërheq kandidaturën për organizim të Expo 2025

Qeveria e Francës ka vendosur të tërheq kandidaturën e Parisit për organizim të ekspozitës botërore Expo 2025.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, deklaroi se vendimi për tërheqjen e kandidaturës është marrë për motive ekonomike, më konkretisht nga dyshimi për qëndrueshmërinë ekonomike nga frika e shpenzimeve shtesë të cilat do të mund të shfaqeshin në vazhdën e përpjekjeve për shkurtime në buxhetin publik.

Në arsyetimin për tërheqjen e kandidimit, kryeministri francez theksoi edhe mungesën e partnerëve privat të përfshirë në projekt.

Kandidatët tjerë për organizimin e panairit botëror Expo 2025 janë qytetet Ykaterinburg në Rusi, Osaka në Japoni dhe Baku, kryeqytet i Azerbajxhanit.

Parisi në vitin 2024 do të jetë presë Lojërat Olimpike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne