Sociale

Parkimet/ Bashkia e Vlorës fiton gjyqin me kompaninë franceze “Tis Park”. Leli: Nuk do jemi peng i kërkesës absurde nga firma

Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Vlorës, duke marrë vendim në favor të saj për çështjen e konçesionit për parkimet me pagesë në 24 rrugët e qytetit bregdtar. Bashkia e Vlorës ka fituar gjyqin ndaj kompanisë private e cila i detyrohet asaj shumën mbi 700 mijë euro.

Në kontratën e nënshkruar nga Bashkia e Vlorës, kur ajo drejtohej nga Shpëtim Gjika parashikohej që nga viti 2015 deri në vitin 2030, qytetarët duhet të paguanin 50 lek çdo orë parkimi. Por qytetarët e kundërshtuan këtë kontratë dhe kompania me bazë në SHBA e cila paditi Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar dëmshpërblimin qe kapte shifrat e 20 milionë dollarëve.

“Mbrëmë në darkë erdhi njoftimi nga Gjykata e Arbitrazhit, një super lajm duhet të them, ku Bashkia e Vlorës ka fituar çështjen ndaj Tis Park. Tashmë quhet e përfunduar. Bashkia nuk do të ketë më asnjë konseguencë në bvazhdimësi, përkundrazi do të detyrohet ‘Tis Park’ duhet të na paguajë rreth 700 mijë dollarë dhe detyrime të tjera që janë harxhuar për të fituar këtë çështje, ndërkohë që nuk do jemi më peng e kërkesës absurde nga kjo firmë, e cila kërkonte 23 milionë euro dëmshpërblim duke llogaritur dhe konseguencat e tjera deri në 50 milionë euro. Do merrte peng financiarisht bashkinë për 50 vitet e ardhshme. Sepse fondet tona janë modeste dhe do të na duhej që nëse firma do të fitonte do të na duhej që të paguanim për shumë vite, të ndalonim cdo investim në qytet. Sot Bashkia Vlorë është e lirë nga kjo cështje, jemi fituese e kësaj çështje.”- u shpreh Leli.

Në lidhje me këtë çështje ish-krybashkiaku i asaj kohe Shpëtim Gjika u akuzua për shpërdorim detyre pasi dyshohet se bashkë me 7 punonjës të tjerë shkelën ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë./BW

OPINIONE

INTERVISTA