Parlajmërohet konflikt ushtarak Izrael-Iran

Disa media në SHBA po paralajmërojnë një konflikt ushtarak mes Iranit dhe Izraelit në Siri. Shkas për këto njoftime shqetësuese është bërë një sulm izraelit në qytetin sirian të Hama ku mbetën të vrarë mbi 24 ushtarë iranianë dhe u shkatërruan dërgesa ushtarake të dërguara nga Teherani. Sipas lajmeve të djelën, avionë F 15 të Izraelit goditën në Hama ku është stacionuar brigade e 47 iraniane. Në dërgesën me materiale ushtarake përfshiheshin edhe raketa tokë-ajër.

Rrjeti NBC citon një zyrtar të lartë amerikan sipas të cilit kjo goditje dëshmon se Izraeli po përgatitet dhe madje është gati për luftë me Iranin. Sipas tij Irani po drejton fushatën tokësore të Assadit, ndërkohë që Rusia drejton fushatën ajrore. Mediat perëndimore op ashtu raportojnë se dy javët e fundit Irani ka shtuar furnizimin ushtarak në Siri duke lënë të kuptohet se ai po përgatitet për ofensivën e sirianëve kundër rebelëve, por edhe për një përballje ushtarake me TelAvivin. Teherani përballet me sfida gjeostrategjike të jashtëzakonshme që vënë në diskutim ekzistencën e tij.

Ai rrethohet nga popullsi arabe, kryesisht sunite të cilat kanë armiqësi me shiitët që përfaqësohen dhe drejtohen nga Irani. Në Jemen, në Siri, Liban, e deri në trazirat në Egjipt, Libi dhe Tunizi, kjo përballje nuk ka munguar të shfaqet. Siria dhe Jemeni përbëjnë jë fitore për Teheranin në kuptimin se aty u neutralizuan planet e Arabisë Saudite dhe partnerëve të saj perëndimorë, por me konsensusin e arritur mes Riadit dhe Izraelit duket se ora e konfrontimit me Iranin ka ardhur. Izraeli ka bërë të ditur po ashtu se edhe furnizimi i Sirisë me sistemin S300 do të përbënte kërcënim, çka provon edhe njëherë tjetër frikën jo vetëm të humbjes apo mossuksesit, por edhe të rritjes së kostove të një lufte që zhvillohet në buzë të Mesdheut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne