Parlamenti Europian i ka kërkuar Ankarasë lirimin e menjëhershëm të dy ushtarakëve grekë që mbahen në burgun e Adrianupolit, pas arrestimit të tyre në fillim të marsit disa metra brenda kufirit turk.Të gjithë eurodeputetët kanë mbështetur Greqinë, duke dënuar qëndrimin e Turqisë, që – siç kanë theksuar, – prek shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës. “Është qesharak preteksti turk se dy ushtarakët përbëjnë kërcënim për Turqinë”, ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian.“I thashë (Erdoganit) se nuk do ta pranojmë këtë, se përpara Pashkëve ortodokse donim të liroheshin këta persona. Është qesharake të thuhet se dy oficerët grekë që bënë një gabim në kufi kërcënuan Turqinë. Është qesharake”, u shpreh Jean-Claude Juncker, president i KE-së.Nga ana e saj, Turqia ka kritikuar BE-në për qëndrimin ndaj Ankarasë. Gjithashtu, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme këmbëngulet se zona ajrore, detare, si dhe shkëmbinjtë e ishujve Imia, për të cilat është futur në konflikt me Greqinë, i përkasin Turqisë duke ngjallur reagime në Athinë. Madje, portale greke thonë se përreth kësaj zone janë grumbulluar prej së martës në mbrëmje forca të mëdha ushtarake turke.Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka deklaruar në Parlament se Greqia nuk duhet të përkulet ndaj një lufte të pashpallur, hibride dhe psikologjike të Turqisë.Ndërkohë, mediet greke kanë transmetuar orët e fundit pamjet nga vizita e kryeministrit Tsipras në ishullin Ro, pak para se helikopteri “Chinook” me të cilin është larguar prej aty bashkë me shefin e ushtrisë, Evangelos Apostolakis, drejt Rodosit, është ngacmuar gjatë fluturimit nga dy avionë ushtarakë turq, që i kanë kërkuar pilotit grek të jepte detaje të fluturimit.Menjëherë janë ngritur dy avionë të flotës greke dhe kanë interceptuar ato turke, ndërsa vet Tsipras ka deklaruar prej aty se, Greqia do të mbrojë çdo centimetër të terriorit të saj.
Parlamenti Europian i kerkon Turqisë lirimin e ushtarëve grekë. Ankaraja: kritika BE-së e Greqisë
April 19, 2018
2 Min Lexim

Mund tju interesojne
Gazeta Impakt
POSTIMET E FUNDIT
ARKIVI
- July 2022
- June 2022
- May 2022
- April 2022
- March 2022
- February 2022
- January 2022
- December 2021
- November 2021
- October 2021
- September 2021
- August 2021
- July 2021
- June 2021
- May 2021
- April 2021
- March 2021
- February 2021
- January 2021
- December 2020
- November 2020
- October 2020
- September 2020
- August 2020
- July 2020
- June 2020
- May 2020
- April 2020
- March 2020
- February 2020
- January 2020
- December 2019
- November 2019
- October 2019
- September 2019
- August 2019
- July 2019
- June 2019
- May 2019
- April 2019
- March 2019
- February 2019
- January 2019
- December 2018
- November 2018
- October 2018
- September 2018
- August 2018
- July 2018
- June 2018
- May 2018
- April 2018
- March 2018
- February 2018
- January 2018
- December 2017
- November 2017
- October 2017
- September 2017
- August 2017
- July 2017
- June 2017
- May 2017
- April 2017
- March 2017
- February 2017
- January 2017
- December 2016
- November 2016
- October 2016
- September 2016
- August 2016
- July 2016
- June 2016
- May 2016
- April 2016
- March 2016
- February 2016
- January 2016
- December 2015
- November 2015
- March 2015