Parlamenti i Britanisë do të mblidhet nesër

Kryetari i Dhomës së Komuneve, i dhomës së ulët të parlamentit britanik, John Bercow, pas vendimit të marrë nga gjykata ka dhënë udhëzimin që parlamenti të mblidhet ditën e nesërme.

Bercow, ka bërë një deklaratë për shtyp para ndërtesës së parlamentit pasi gjykata Supreme e Britanisë së Madhe vendosi sot se vendimi i qeverisë për pezullimin e parlamentit është i paligjshëm.

Pasi ka bërë të ditur se e ka mirëpritur vendimin unanim të gjykatës, Bercow tha se “Unë i kam udhëzuar administratorët e parlamentit që të përfundojnë përgatitjet e nevojshme që parlamenti të punojë nesër në orën 11.30”.

Ndër të tjera Bercow tha se ai vendimin e tij e ka ndarë edhe me zyrtarët e nivelit të lartë dhe liderët e partive që kanë grup në parlament./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne