Parlamenti i Turqisë ratifikon propozim-ligjin për marrëveshjen Turqi-Libi

Parlamenti turk ratifikoi propozim-ligjin për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit mbi sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak me Libinë.

Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan dy memorandume të veçanta; njëri për bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Pakti detar synon ruajtjen e të drejtave të Turqisë në Mesdheun Lindor përballë sondimit të njëanshëm nga administrata greke qipriote, duke sqaruar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë. Pakti hyri në fuqi më 8 dhjetor.

Pas marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja mund të marrë në konsideratë dërgimin e trupave në Libi nëse qeveria e njohur nga OKB në Tripoli bën një kërkesë të tillë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne