Parlamenti, pa kandidat raundin e parë për Presidentin

I mbledhur në një seancë të posaçme, Parlamenti ezauroi raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit duke konstatuar mungesën e një kandidati. Konferenca e Kryetarve vendosi zhvillimin e raundit të dytë për pasditen e nesërmen, pa kaluar 24 orë nga seanca e parë.
Në më pak se 6 minuta, Parlamenti ezauroi seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, pa paraqitjen e një kandidati.
Para  seancës së posaçme, Komisioni i Ligjeve konstatoi se për këtë raund të parë, për të cilin nevojiteshin 84 vota, nuk kishte asnjë kandidat, ndonëse mazhoranca e vetme e tejkalonte shumicën e cilësuar prej 3/5.

Vasilika Hysi lexoi raportin drejtuar seancës.
Në këto kushte, kryeparlamentari Meta thirri Konferencën e Kryetarëve për caktimin e datës së raundit të dytë. Ndonëse Kushtetuta lejon një afat maksimal prej 7 ditësh raundeve, u vendos seanca e tjetër të thirrej për të enjten 20 prill, në orën 15:00, pra pa kaluar as 24 orë nga raundi i parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne