Partia AK dënon vendimin tendencioz të Izraelit për misionin paqeruajtës në El Halil

ëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Omer Çelik tha se vendimi i Izraelit për të mos zgjatur afatin e misionit të Pranisë Ndërkombëtare të Përkohshme në El Halil, (Misioni Shumëpalësh i Vëzhgimit në El Halil / Palestinë), qytet në Bregun Perëndimor, që mbahet i pushtuar nga Izraeli është një hap që duhet dënuar.

Në postimin e bërë në rrjetin social Twitter, Çelik shkroi se “Ky është një hap që duhet dënuar i Izraelit, i cili kërkon të mbulojë shkeljet e drejtësisë. Qeveria e Benyamin Netanyahut, me pretendimin se Prania Ndërkombëtare e Përkohshme në El Halil punon kundër Izraelit, nuk është aspak bindës. Arsyet e qeverisë së Netanyahut, janë përpjekje për të përmbysur të vërtetat dhe tregojnë se misioni punon në mënyrë objektive”.

Në lidhje me gjendjen në El Halil e gjithë bota duhet të jetë e kujdesshme shkroi Çelik dhe shtoi: “Është shumë e qartë që Izraeli hedh këto hapa për të mos respektuar drejtësinë ndërkombëtare dhe për t’u shpëtuar përgjegjësive për të dhënë llogari. Heqja e forcës paqeruajtëse nuk heq përgjegjësinë për të dhënë llogari”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne