Partia Demokratike bëhet parti zioniste: kërkon të mbështesi Trumpin për pushtimin e Jeruzalemit

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, në një letër që i ka cuar kryesisë së kuvendit kërkon që Shqipëria të rishikojë votën e saj në OKB kundër vendimit të qeverisë amerikane, e cila njeh aneksimin izraelit të Jeruzalemit.

Në këtë kërkesë të iniciuar nga fanatikët e krishterë sikur Tritan Shehu, Genc Pollo, Klevis Fahri Balliu, etj deputetë në fjalë i kërkojnë qeverisë shqiptare që Shqipëria të renditet me vende sikur Palau dhe të dali kundër vendimit pro-palestinez dhe pro-musliman të OKB-së.

Në rezoluën drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Partia Demokratike shpreh shqetësimin për moskonsultimin e ministrit të Jashtëm me pushtetin ligjvënës, lidhur me çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

Duke marrë shkas nga vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, PD e cilëson këtë një sulm të padrejtë dhe të padobishëm ndaj partnerit strategjik, siç është SHBA-ja.

Më tej në kërkesë thuhet se vota e Shqipërisë u bë pa informuar Kuvendin dhe pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëm, si dhe duke përjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmarrës.

Kërkesa e PD-së për qeverinë:

1-Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga komunikatat finale e deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017.

2-Të rishikojë votën për rezolutën “Për statusin e Jerusalemit” të datës 21 dhjetor 2017, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e në përputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qëndrim jo miratues ndaj kësaj rezolute.

Rezoluta

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne Lindjen e Mesme dhe ne Bote. Duke qenë të vetëdijshëm për rolin e pa zëvendësueshëm që ShBA luajnë e do të luajnë për tejkalimin e konflikteve, bashkekzistencën dhe vendosjen e demokracisë në atë rajon. Duke pasur nje besim te pa tundur te pozicionimi amerikan ne mbrojtje te vlerave, lirise e parimeve universale.

Duke konsideruar ShBA si partneri kryesor gjeo strategjik i vendit tone, Kosoves se lire, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku jane.

Duke provuar konkretisht kete rol te padiskutueshem amerikan si faktori kryesor i arritjeve madhore jo vetem per kombit tone, por edhe per te gjithe Rajonin tone. Duke shprehur miqësinë ndaj Shtetit të Izraelit, një vend mik dhe demokratik në Lindjen e Mesme

Duke shprehur miqësinë ndaj popullit palestinez e duke përkrahur të drejtën e tij për të patur një shtet të qendrueshëm përmes negociatave e marreveshjes.

Duke mbështetur pa rezerva procesin e paqes përmes negociatave mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, bazuar në vizionin e dy shteteve fqinjë e në paqe me njeri-tjetri e me vendet e rajonit.

Duke apeluar OKB, ShBA , BE dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë që të angazhohen në procesin e paqes në menyrë aktive e konstruktive ne Lindjen e Mesme.

Duke konstatuar se disa komunikata e rezoluta të miratuara në dhjetor 2017 për këtë çështje janë të njëanshme, jokonstruktive, me gjuhe të papërshatshme dhe nuk i shërbejnë procesit të paqes e gjetjes së një marrveshjeje mes palëve.

Duke qene te shqetesuar nga miratimi nga ana e qeverisë shqiptare i komunikates finale dhe deklarates së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik te mbledhur në Stamboll më 13 dhjetor 2017, e cila permban veprime të njëanshme lidhur me statusin e Jeruzalemit, sulme të padrejta e të padobishme ndaj ShBA, si dhe përjashtimin e tyre nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme.

Duke qenë të shqetësuar nga vota pro e qeverisë shqiptare për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Pérgjithshme te OKB, përmbajtja e së cilës nuk ndihmon në procesin e paqes dhe i kundervihet qendrimit te nje vendi sovran, thelbesor per zgjidhjen e problemeve aty, ShBA-se. Duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare. Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës.

I kërkon qeverisë:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017

Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute. Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne