Partia maqedonase: Jo ushtarët tanë përkrah NATO-s kundër popullit vëlla të Rusisë

Nga partia, Maqedonia e Vetme  ku kryetar është Janko Baçev sot kanë reaguar që sipas tyre  për fat të keq, Zaevi dhe Shekerinska dje pa asnjë emocion i paralajmëruan 125 viktimat e para në luftën me Rusinë.

Dje Shekerinska dhe Zaev në Ministrinë e Mbrojtjes deklaruan se 125 ushtarët e rinj të pranuar janë të privilegjuar dhe duhet që të jenë krenarë sepse karrierën e tyre do ta ndërtojnë në suaza të NATO-s.

Lidhur me këtë është bazuar reagimi nga partia në fjalë:

“Qeveria legale që po vjen nga Maqedonia e Vetme, do ta ndalon idenë e Qeverisë në Shkup dhe nuk do të lejojë ushtarë të Maqedonisë në suaza të NATO-s të humbin jetën për qëllime të huaja dhe të luftojnë kundër popullit vëlla të Rusisë”.

Maqedonia e Vetme do ta realizojë qëllimin për partneritet strategjik me Rusinë, ku do të sigurohet prosperiteti i popullit maqedonas dhe shteti i Maqedonisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne