Pas 65 vitesh një President i Turqisë viziton Greqinë

Sipas Çavushollu vizita do të realizohet në ditët në vijim dhe do të jetë në cilësinë plotësuese të vizitave të mëparshme.

Çavushollu tha se vizita e Presidentit Erdoan në Greqi do t’i ngrinte në një nivel më të mirë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke iu referuar edhe vizitës që kishte bërë vet në fillim të muajit në Gymylxhine (Komotini), që është edhe vendlindja e tij, Çavushollu, tha se në kuadër të kësaj vizite kishte pasur kontakte në Athinë dhe Trakinë Perëndimore.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë faktin që Greqia dhe Turqia janë dy  vende fqinje”, u shpreh Çavushollu, duke theksuar nevojën për bashkëpunime që do të sigurojnë mundësi për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies dhe standardit të jetesës së popujve në dyja vendet”.

Në shkurt do të mbahet në Selanik Mbledhja e Bashkëpunimit Strategjik me Nivel të Lartë, cilësoi Çavushollu dhe bëri sqarime mbi projektet konkrete:

“Projekti i parë është fillimi i udhëtimeve me traget nga Izmir për në Selanik për transportin e njerëzve dhe ngarkesave. I dyti është ndërtimi i një linje hekurudhore për tren me shpejtësi të lartë nga Stambolli në Selanik, dhe i treti është ndërtimi i urave në pikat doganore Kipi dhe Ipsala”, sqaroi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne