Pas Amerikës edhe Shqipëria me Kosovën njohin për President të Venezuelës pro amerikanin Juan Guaido

Situata në Venezuelë pësoi një përshkallëzim të menjëhershëm pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur liderin opozitar, Juan Guaido, si President të përkohshëm të vendit.

Lideri venezuelian, Nicolas Maduro iu përgjigj sfidues këtij veprimi të Uashingtonit duke ndërprerë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara; diplomatëve amerikanë i janë dhënë 72 orë kohë për t’u larguar. Por, për SHBA-në, Maduro nuk ka më asnjë autoritetet, ndaj dhe veprimi i tij konsiderohet i pavlerë.

Pas vendimit të Trumpit për të njohur si President të Venezuelës Juan Guaidon edhe Kosova ka bere te njejten gje duke njohur zyrtarisht kreun e opozitës si president të përkohshëm të vendit latin.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Twitter.

”Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si president të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, zotëri Guaidos dhe popullit të Venezuelës i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa të kthehet liria”, ka shkruar Pacolli

Pasi kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall President i përkohshëm dhe u njoh nga Presidenti i SHBA-së Trump, erdhi edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidon si kreun e shtetit të Venezuelës.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne