Pas betimit në parlament, Erdogan viziton mauzoleun e Ataturkut

Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi mauzoleun e themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk në Ankara.

Gjatë vizitës në mauzoleun Anitkabir, Erdoğan shkruajti komentet e tij në librim e kujtimeve.

“Si presidenti i 12-të dhe presidenti i parë i sistemit presidencial, unë edhe një herë premtoj për të forcuar më shumë unitetin dhe vëllazërinë e kombit tonë, për të zhvilluar dhe për të ngritur shtetin”, shkroi Erdoğan.

“Ne jemi të vendosur të përmbushim qëllimet e republikës sonë, të cilat u janë besuar brezave tanë të ardhshëm nga shkëlqesia juaj dhe shokët tuaj, në vitin e 100-të të themelimit”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan u betua sot në parlament për t’u bërë presidenti i parë i Republikës së Turqisë nën sistemin e saj të ri të qeverisjes.

Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne