Pas dëshmisë në Komisionin e Hetimit, Meta sot në orën 12:00 takim me anëtarët e Komisionit të Venecias

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në Institucionin e Presidencës delegacionin e “Komisionit të Venecias”, i cila ka mbërritur në Tiranës, për çështjen e shkarkimit të Presidentit.

Anëtarët e këtij komisioni pritet që të japin opinion lidhur me shkarkimin e presidentit Meta, nëse ai ka shkelur kushtetutën në rastin e ç’dekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kaarlo Tuori është kryetari, ndërsa Grainne Mcmorrow, Schnutz Rudolf Durr dhe Thomas Market janë anëtarët e Komisionit të Venecias. Pak më herët ata zhvilluan edhe një takim me Oerd Bylykbashin, i cili u shpreh se Meta veproi në të mirë të shqiptarëve për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi dy orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.

Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

Vetë demokratët deklaruan se nuk kanë qenë në dijeni të informacionit për djegien e Kuvendit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne