Pas dyfishimit të pagave për qeveritarët, Haradinaj premton rritje pagash edhe për mjekët e arsimtarët

Ramush Haradinaj e ka prezantuar si arritje të Qeverisë dyfishimin e pagave për zyrtarët qeveritarë. Ka premtuar se rritje të pagave do të ketë edhe për mjekë e arsimtarë pasi të miratohet Ligjin për Nivelizimin e Pagave.

 “Pagat në sektorin publik janë rritur. Jemi në proces me Ligjin për nivelizimin. Do të ketë rritje edhe për mjekët dhe arsimtarët. Gjyqtarët dhe Prokurorët kanë pasur rritje me rritjen e fundit”, ka thënë Haradinaj, në një tubim partiak.

Me këtë rast, Haradinaj, ka konfirmuar se pagat e zyrtarëve të Qeverisë, Prokurorisë dhe Gjykatave do të merren me rritje, ashtu siç kishte vendosur para gjashtë muajsh.

Shefi i Qeverisë pritet të ketë pagë 2950 euro, ndërsa ministrat deri në 2 mijë euro. Më këtë vendim edhe shoferët në Qeveri do të marrin pagë më të madhe se 700 euro, aq sa paguhet një kirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne