Rajoni

Pas fatkeqësisë së zjarreve, Cipras i hap luftë ndërtimeve pa leje

Pas fatkeqësisë së zjarreve të muajit të kaluar që shkaktuan vdekjen e 91 personave në afërsi të kryeqytetit Athinë në Greqi, qeveria e Aleksis Cipras përgatitet të vihet në veprim.

Cipras deklaroi se do ti japë fund kaosit të ndërtimeve pa leje që kërcënojnë jetën e njeriut.

Kryeministri grek, pas takimit me ministrat dhe udhëheqësit lokalë bëri një deklaratë ku tha se “Nuk mund të tolerohet kaosi i ndërtimeve pa leje që kërcënon jetën e njeriut”.

“Do të shembet çfarëdolloj gjëje që shfaros pyjet dhe brigjet, çfarëdolloj gjëje që përbën rrezik” tha kryeministri grek.

“Kjo është detyra jonë ndaj atyre që vdiqën në fatkeqësi. Por për më tepër është detyra jonë ndaj atyre që jetojnë” tha Cipras.

Pas fatkeqësisë 4 autoritete të nivelit të lartë ndër të cilët edhe ministri përgjegjës për policinë dhe zjarrfikëset u hoqën nga detyra.

Ndërkaq vazhdon hetimi për neglizhenca të mundura të personave të tjerë në detyrë në lidhje me fatkeqësinë e zjarreve./ trt