Pas incidentit që çoi nxënësit në spital, ministrja Shahini vendos të rikonstruktojë shkollën në Fier: Ndërhyrje politike, po i hulumtojmë me kujdes dhe…

Ministrja e Arsimit Fierka vendosur që pas incidentit të ndodhur dje në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier të ndërhyhet për rikonstruksionin e godinës së vjetër.

Në një postim në “Facebook, Shahini shkruan se po hulumtohen me kujdes ankesat për ndërhyrje politike në shkollë dhe do merren masa duke akuzuar opozitën jashtëparlamentare.

“Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore”, shkruan Shahini./tpz

Shahini Fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne