Pas katër muajsh rifillon shërbimi urban në Tiranë, masat e reja të sigurisë që duhen zbatuar

Ka rinisur sot shërbimi në transportin urbanë në kryeqytet.

Mëngjesin e sotëm qytetaret që nuk kanë pasur mundësi të tjera për të lëvizura u janë drejtuar urbanëve, që rinisin punën pas një ndërprerje prej gati katër muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ashtu siç ishte njoftuar që më herët, në bazë të marrëveshjes së bërë me operatorët për rinisjen e punës, qytetarët duhet të jene të pajisur me maska dhe me doreza para se të udhëtojnë, por një gjë e tillë jo gjithandej ka funksionuar, së paku për dorezat.

Nga ana tjetër edhe punonjësit duhet të jen të pajisur me maska dhe doreza.

Pasagjerët duhet të respektojnë distancën e sigurisë, teksa ulen, pasi jo të gjitha sediljet duhet të përdoren./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne